FSK realizon ushtrimin Fushor “Ujku i Nëntorit”

12:45 | 23 Nëntor 2022
A. B.

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është duke realizuar Ushtrimin Fushor “Ujku i Nëntorit”.

Në kuadër të planit të trajnimit dhe aktiviteteve për vitin 2022, trupat nga Regjimenti i Parë dhe i dytë të Komandës së Forcave Tokësore (KFT), kanë zbarkuar në zonën e trajnimit në rajonin e Gjakovës për të realizuar Ushtrimin Fushor “Ujku i Nëntorit”.

Qëllimi i këtij ushtrimi është validimi i njësive të manovrës dhe mbështetjes në nivel kompanie, si dhe njësitë e Rikonicionit në nivel togu, mbështetur me një togë mjekësore (Rol 1) nga Regjimenti i Mjekësisë së Komandës së Logjistikës, thuhet në njoftimin e FSK-së

Në rolin e vëzhgimit dhe vlerësimit të arritjes së standardeve, janë ekipe të kombinuar nga vëzhguesit dhe vlerësuesit e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, si dhe një ekip nga Organizata e Menaxhimit të Trajnimit për Asistencë në Siguri (SATMO) nga Ushtria Amerikane. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme