Shkolla e Oficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se në kuadër të Akademisë së Mbrojtjes të Komandës se Doktrinës dhe Stërvitjes, në kuadër të planit për avancimin ngritjen e kapaciteteve të edukimit dhe shkollimit ka filluar për herë të parë realizimin e kursit të karrierës për kapiten.
Siç njofton FSK-ja, qëllimi i kursit të karrierës për kapiten është që të zhvilloj njohuri në procesin e vendimmarrjes ushtarake për udhëheqje në nivel kompanie në mjedise operacionale duke u përqendruar në aftësitë taktike, teknike dhe të udhëheqjes.
“ Kursi është i dizajnuar të përgatit oficer të aftë në udhëheqje, Ekspertizë Taktike dhe Operative, Njohuri për degë specialistike, Operacione të Përbashkëta, si dhe ekspertizë si Oficer Shtabi. Shkolla e Oficerëve, në kuadër të Akademisë së Mbrojtjes po ngritë kapacitetet e saj, pas përfundimit të Kursit Bazik për Oficer të Këmbësorisë tani po realizon edhe kursin e karrierës për Kapiten që është kusht për zhvillim të oficerëve, duke përmbushur kështu qëllimin dhe objektivat e Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës për ngritjen e kapaciteteve të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes”, thuhet në njoftimin e FSK-së./Arbresh.info/
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...