Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përmbyllur sot punimet forumi i nënoficerëve të lartë të FSK-së.
Në njoftimin për media thuhet se ky forum bënë bashkë nënoficerët e lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga të gjitha njësit dhe të partnerëve strategjik me qëllim të zhvillimit dhe avancimi të korit të nënoficerëve të FSK-së.
“Ka përmbyllur sot punimet forumi i nënoficerëve të lartë të FSK-së, ky forum bënë bashkë nënoficerët e lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga të gjitha njësit dhe të partnerëve strategjik me qëllim të zhvillimit dhe avancimi të korit të nënoficerëve të FSK-së, shkëmbimin e eksperiencave në mes nënoficerëve të FSK-së, dhe partnerëve, pjesë e këtij forumi ishin Rreshter majori i Komandës Regjionale të Lindjes RrM Jeffrey M. Steëart, RrM Marian Horvat nga NALT dhe rreshtera majorët e njësive të FSK-së, drejtuar nga Rreshter Majori(RrM) i FSK-së Bedri Zuka”, njofton FSK, shkruan Arbresh.info
Tutje thuhet se forumi është hapur nga Shefi i Stafit të FSK-së, gjeneral brigade Ilir Qeriqi.
Qeriqi ka theksuar se ngritja dhe avancimi i korit të nënoficerëve në çdo ushtri ka një rëndësi të veçantë.
Ndërsa ka falënderuar partnerët për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë FSK-së, në këtë drejtim, duke vlerësuar lartë punën dhe angazhimin e nënoficerëve të lartë të FSK-së, për përkushtimin e tyre në avancimin e korit të nënoficerëve me standardet e vendeve partnerëve të FSK-së, me fokus gardën Kombëtare të IOWA-s që ka ndihmuar në vazhdimësi këtë proces, me qëllim të shkëmbimit të përvojave, bashkëpunimit dhe koordinimit të objektivave të përbashkëta, arritjes së standardeve të kërkuara për zhvillimin e korit të nënoficerëve dhe rolit që nënoficerët kanë në përmbushjen e misionit të FSK-së./Arbresh.info/
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...