FSK publikon pamjet gjatë gjetjes së trupit të pajetë i cili kishte rënë në lumin e Klinës

18:45 | 22 Maj 2022
A. B.

Mëngjesin e sotëm është raportuar se një person ka rënë në lumin e fshatit Deiq të Klinës.

Pas disa orëve kërkim, ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Zhytjes nga Garda e FSK-së, bashkë me Policinë e Kosovës kanë filluar operacionin e kërkim-shpëtimit.

Por pas disa orëve kërkimi, ekipet kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të qytetarit nga Klina.

I njëjti raportohet të jetë personi me inicialet V.K.

Sipas procedurave trupi i pajetë i është dorëzuar autoriteteve për procedurat e mëtejme.

Ndryshe gjetja e trupit të pajetë të tij është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës në rajonin e Pejës.

FSK ka publikuar edhe disa pamje të ekipit të kërkim-shpëtimit gjatë kërkimit të personit të lartpërmendur./arbresh.info/

lexo edhe:

Gjendet trupi i pajetë i qytetarit që ra në lumë në Klinë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme