FSK pjesë e ushtrimit fushor “Dimali 24” në Shqipëri

18:44 | 26 Shtator 2024
E.G

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ishte pjesë ushtrimit Fushor “Dimali 24”, në Republikën e Shqipërisë.

Sipas njoftimit, ky ushtrim u planifikua dhe u organizua nga Batalioni i Parë i Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut dhe  kishte  fokus rritjen e mëtejshme të ndërveprueshmërisë së strukturave pjesëmarrëse në stërvitje në një mjedis shumëkombësh dhe kompleks, shkruan Arbresh.info.

“Pjesëmarrja e FSK-së në  stërvitjen ushtarake “Dimali 24” shërbeu për rritjen e mëtejshme të ndërveprushmërisë, bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave mes forcave tona.”, thuhet në njoftimin e FSK-së./Arbresh.info/

Të ngjashme