Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Sllovenisë, rreshter majori i FSK-së, Bedri Zuka po merr pjesë në Konferencën e nënoficerëve të Kartës së Adriatikut ( A5), të udhëhequr nga Rreshter Majori i ushtrisë Sllovene Kovaç dhe pjesëmarrjen e rreshter majorëve të A5,rreshter majori nga Ushtria Amerikane për Europë.
Siç thuhet në njoftimin e FSK-së, kjo ngjarje është duke u realizuar në NATO Montain Warfare Center for Exellence, me këtë rast rreshter major Zuka ka prezantuar të arriturat e korit të nënoficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sukseset, sfidat dhe rekrutimin në ushtrinë e Kosovës.
Gjithashtu në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Slovenosë, në Kampin e 16-të Dimërorë, në mesin e 22 shteteve anëtare të NATO-s, Forcën e Sigurisë së Kosovës është duke e përfaqësuar, OR5 Besnik Nebihu i cili në aktivitetet e realizuara nga data 17-24 mars, ka treguar suksese të larta, duke përfaqësuar denjësishtë Forcën e Sigurisë së Kosovës./arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin