Google ADS

FSK pjesë e konferencës së EUCOM

13:29 | 31 Janar 2024
K.B

Shefi i Stafit të FSK-së, gjeneral brigade Ilir Qeriqi së bashku me Rreshter majorin e KOMFSK Bedri Zuka po marrin pjesë në Konferencën e EUCOM me Shtetet Partnere të Programit të Partneritetit Shtetëror SPP në Bazën Amerikane në Ramstain.

Qëllimi kësaj konference është përafrimi i objektivave të Programit të Partneritetit Shtetëror në mbështetje të strategjisë së Komandës Amerikan për Europë (USEUCOM), me fokus sinkronizimin dhe ngritjen e aftësive, përafrimin e kapaciteteve në mbështetje të strategjisë.

Me këtë rast gjeneral Qeriqi kishte takim bilateral me gjeneral Brigade Chris A. Mckinney nga Komanda Amerikane për Europë, ku prezantoi vizonin dhe fushat e bashkëpunimit të FSK-së, dhe Gardës Kombëtare të Ajovas, zhvillimin e kapaciteteve në bazë të planifikimeve si dhe drejtimit të dhënë nga KOMFSK, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Gjenerali Osborn, gjithashtu gjeneral Qeriqi prezantoi edhe zhvillimin e kapaciteteve të FSK, rrugën përpara si dhe falënderoi Komandën Amerikane për Evrope për mbështetjen e dhënë FSK-së.

Gjeneral Meckinney shfaqi admirimin për zhvillimin e kapaciteteve dhe rezultateve që po arrin FSK-ja, dhe shprehi gatishmërinë për mbështetje dhe avancim të bashkëpunimit në kuadër të Programit të partneritetit dhe Komandës Amerikane për Europë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme