FSK pjesë e garës së luftëtarit më të mirë të shtetit të Iowa-s 2024

11:17 | 6 Prill 2024
E.K

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka njoftuar se gjatë kësaj fundjave në kampin Dodge në lowa do të zhvillohet një garë e rëndësishme mes ushtarakëve, ku të pranishëm janë edhe pjestarët e FSK-së.

Për herë të parë pas shtatë vjetësh, fituesit nga shtete të ndryshme, përfshirë Kosovën, do të garojnë në tokën e lowa-s.

“Gara e luftëtarit më të mirë të shtetit të Iowa-s 2024 po zhvillohet këtë fundjavë në kampin Dodge,në Iowa. Ushtarët dhe nënoficerët më të aftë do të përzgjidhen përmes një sërë testesh, duke vënë theksin te qëndrueshmëria, forca dhe aftësitë. Fituesit nga shtete të ndryshme, përfshirë Kosovën, do të garojnë në tokën e Iowa-s për herë të parë në shtatë vjet.

“Suksese të gjithë ushtarëve që garojnë dhe fitoftë më i miri”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme