FSK përmbyll aktivitetet për shënimin e “Ditës së Forcës”

23:01 | 27 Nëntor 2023
E.G

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përmbyllur aktivitetet për shënimin e “Ditës së Forcës-Ditës së Ushtrisë” me një koncert të organizuar nga Orkestra Frymore e  Filharmonisë së  Kosovës dhe Orkestra Frymore e FSK-së, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Sipas FSK-së, orkestrat së bashku kanë luajtur vepra të kompozitorëve të njohur vendas e botërorë.

“Nën dirigjimin e Dario Salvi nga Mbretëria e Bashkuar dhe në prezencën e mysafirëve të shumtë, Orkestrat së bashku luajtën vepra të kompozitorëve të njohur vendas e botërorë.”, thuhet në njoftimin e FSK-së./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme