Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka njoftuar se ka përfunduar me sukses urën mobile në fshatin Aqarevë të komunës së Skenderajt.
“Me përkushtim dhe punë profesionale, xhenierët e regjimentit të Xhenios së Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë përfunduar me sukses ndërtimin e urës mobile në fshatin Aqarevë të komunës së Skenderajt”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim u tha se me rastin e përfundimit të urës ekipi i xhenierëve u vizitua nga komandanti i Gardës Kombëtare të FSK-së, gjeneral brigade Naim Haziri dhe komandanti i Regjimentit Xhenios, nënkolonel Rifat Maloku me ç’rast përgëzuan pjesëtarët për angazhimin dhe përfundimin e punimeve në afat rekord.
Ura e mëhershme ishte shkatërruar gjatë të reshurave të muajit shkurt, duke i’u vështirësuar lëvizjen e banorëve të kësaj ane, me vendosjen e urës së re mobile nga FSK-ja, banorët nuk do të përballen më, me vështirësi të tilla./Arbresh.info/
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?