Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës është duke realizuar përgatitjet përfundimtare për pjesëmarrje në “Cambrian Patrol” që realizohet në Uells të Mbretërisë së Bashkuar.
Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci thotë se kjo bëhet me mbështetjen e ushtarakëve të Regjimentit Mbretëror Anglian nga Forcat e Armatosura Britanike, përcjell Arbresh.info
“Ekipet e FSK-së për vite me radhë, marrin pjesë në këtë ushtrim me karakter garues ekipor, ku janë pjesëmarrës dhe shumë ekipe nga ushtria britanike dhe vendet partnere. Ekipet e FSK-së deri më tash disa herë kanë përfunduar garën me sukses të lartë, duke fituar medalje”, shkruan ai.
Ndër të tjera Maqedonci thotë se pjesëmarrja në ushtrimin “Cambrian Patrol” rritë bashkëpunimin dhe ndërveprimin e FSK me ushtrinë britanike dhe ushtritë partnere.
“Pjesëmarrja në ushtrimin “Cambrian Patrol” rritë bashkëpunimin dhe ndërveprimin e FSK-së me ushtrinë britanike dhe ushtritë partnere si dhe ndikon dukshëm në zhvillimin e shkathtësive individuale të ushtarakëve tanë dhe zhvillimin e aftësive taktike të njësive tona”, përfundoi Maqedonci./Arbresh.info/
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...
Prishtinë: Vetura godet këmbësoren te rruga “C”
Publikohen pamjet e para nga tregu i Magdeburgut – raportohe...
Cilave ushqime nuk mundi t’iu rezistonte ambasadori Hovenier...
Ushtarët e FSK-së kryejnë trajnimin më sfidues – “Simboli i ...
E tradhtoi shoku më i afërt? – Leo i “kërkon” llogari Gjesti...