Google ADS

FSK merr pjesë në stërvitjen ‘EFES 2022’ në Turqi

11:22 | 11 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Pjesëtarë nga Forca e Sigurisë së Kosovës po marrin pjesë në Stërvitjen ‘EFES 2022’ në Turqi, ku 37 vende aleatë dhe partnerë të NATO-s po zhvillojnë aftësitë ushtarake për të vepruar së bashku.

Stërvitja ‘EFES 2022’ është një nga stërvitjet më të mëdha të organizuara nga Forcat e Armatosura Turke.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, thuhet se qëllimi i stërvitjes është zhvillimi i aftësive ushtarake të forcave të përbashkëta, për të mbuluar të gjitha detyrat që mund të caktohen, dhe të ruhet gatishmëria luftarake.

Stërvitja e këtij viti mblodhi pothuajse 10,000 personel nga 37 vende, duke përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinën, Libinë, Italinë, Azerbajxhanin, Pakistanin, Shqipërinë, Kazakistanin, Kirgistanin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Francën./arbresh.info/

https://twitter.com/tcsavunma/status/1532029867650424832?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1532029867650424832%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Ffsk-merr-pjese-ne-stervitjen-efes-2022-ne-turqi-video%2F

https://twitter.com/tcsavunma/status/1531628326787375104?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1531628326787375104%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Ffsk-merr-pjese-ne-stervitjen-efes-2022-ne-turqi-video%2F

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme