Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës arriti të marrë medaljen e argjendtë në njërën prej garave ushtarake më prestigjioze në botë ‘Cambrian Patrol 22’ në Britani të Madhe.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se Pjesëtarët e FSK-së treguan performancë të jashtëzakonshme gjatë stërvitjes 48 orëshe në Malet e Zeza të Uellsit, së bashku me 80 ekipe britanike dhe 27 ndërkombëtare.
“Kjo është një tjetër arritje mbresëlënëse për FSK-në dhe demonstrim i qartë i përkushtimit dhe standardeve të tyre të larta”, tha nënkoloneli John Hunter, Këshilltari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar për FSK-në
Forca e Sigurisë së Kosovës për vite me radhë ka arritur rezultate të jashtëzakonshme në këtë garë falë profesionalizmit dhe përkushtimit të lartë të treguar nga pjesëtaret e FSK-së./arbresh.info/
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë