Me rastin e pranimit të një donacioni nga Qeveria e Holandës, ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës, Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pritën sot në vizitë pune, ambasadoren e Holandës në Republikën e Kosovës, znj. Gerrie Willems.
Ministri Demolli dhe ambasadorja Willems biseduan edhe për marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Holandës, me theks të veçantë për bashkëpunimin e mirë ndërmjet dy ministrive të Mbrojtjes.
Demolli dhe gjeneral Rama, me këtë rast e njoftuan ambasadoren me zhvillimet dhe të arriturat e përgjithshme të FSK-së.
Nga ana e saj, ambasadorja Willems, premtoi se do të angazhohet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Holandës.
Pas takimit në kazermën “Adem Jashari” u mbajt ceremonia e dorëzim-pranimit të donacionit të Qeverisë së Holandës për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në vlerë mbi 22 mijë euro.
Donacioni ka të bëjë me makina qepëse të trikotazhit dhe tapiceri me materiale përcjellëse të mirëmbajtjes.
Kurse trajnimin profesional për përdorim të këtyre makinave, të pjesëtarëve të FSK-së, e ka mundësuar Qeveria e Gjermanisë përmes Forcave të Armatosura të saj
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe