FSK me marrëveshje për shkëmbim të personelit me Turqinë

16:40 | 28 Shkurt 2018
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e protokollit me qeverinë e Turqisë në lidhje me shkëmbimin e personelit, raporton arbresh.info

Ministri i  Forcave të Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha tha se ky protokoll mbulon personelin e anëtarëve të FSK-së së dhe forcës së Turqisë.

“Në vazhdën e bashkëpunimit reciprok ne mes të ministrisë së FSK-së dhe asaj të Turqisë të dy palët kanë arritur marrëveshje të përbashkëta për protokollin për të shkëmbyer personelin. Ky protokoll mbulon personelin e anëtareve të FSK-së dhe Forcës së Turqisë”, tha ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme