Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK) z Shkelzen Sylaj në emër të ministrisë dhe z. Adem Gashi, drejtor i Departamentit të Operimeve dhe Mirëmbajtjes, në emër të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ANP) ‘Adem Jashari’, nënshkruan sot marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy institucioneve.
Marrëveshja e bashkëpunimit në mes Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ,,Adem Jashari’’, ka për qëllim mbështetjen në planin emergjent të LIMAK-ANP-së nga MFSK/FSK-ja.
Në tekstin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet MFSK/FSK-së dhe Limak-ANP-së janë konkretizuar aspektet e këtij bashkëpunimi dhe janë caktuar njësitë e specializuara të cilat do të reagojnë në raste emergjente; njësitë e Regjimentit të Mbrojtjes Civile dhe Kompania e Mjekësisë, të cilat FSK-ja do t’i angazhojë në rastet kur Limak-ANP-ja kërkon nga FSK-ja.
Kjo është marrëveshja e parë e bashkëpunimit ndërmjet MFSK-së dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe se përgjegjës për zbatimin e saj janë të dy palët.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...