Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar marsh kondicional me 215 ushtarë, nga kazerma “Minatori” deri ne fshatin Frashër të Mitrovicës, dhe është kthyer në bazë.
Për këtë, FSK bërë të ditur se ka qenë në dijeni Komandanti i Batalionit të KFOR-it, dhe stafi i tij, të vendosur në bazën e tyre në Maxhunaj.
Marshimet janë aktivitete të zakonshme të njësive të FSK-së, dhe realizohen disa herë përgjatë vitit kalendarik në pjesë të ndryshme të Kosovës.
“Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të aktiviteteve të planifikuara ka marshimet kondicionale dhe taktike. Në vazhdën e kësaj, Regjimenti i Tretë i Forcave Tokësore (R3KFT) ka realizuar marshimin kondicional për të cilin kanë qenë të njoftuar Komandanti i Batalionit të KFOR-it, dhe stafi i tij të vendosur në bazën e KFOR-it në Maxhunaj”, ka njoftuar Forca e Sigurisë së Kosovës.
Regjimenti 3 i KFT e ka realizuar me sukses këtë marshim.
“Në kuadër të planit mujor të trajnimeve për muajin Qershor 2023, me datë 23.06.2023, R3K, ka realizuar marshimin 12 km në zonën e përgjegjësisë, zona e Mitrovicës. Marshimi është realizuar duke filluar nga ora 0900L nga kazerma “Minatori” në drejtim të fshatrave Bajr, Frashër i Vogël dhe Frashër i Madh. R3K në këtë marshim ka marrë pjesë gjithsej me 215 pjesëtar. Qëllimi i këtij marshimi ka qenë mbajtja dhe përmirësimi i gatishmërisë fizike të pjesëtarëve të R3K”, është bërë e ditur në njoftimin e FSK-së.
Ndryshe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell është shprehur i shqetësuar për arrestimin e serbëve në Kosovë si dhe për marshimin e FSK-së në Mitrovicën e jugut.
Borell tha se pavarësisht takimit që u mbajt dje, situata vazhdon të bëhet edhe më e rrezikshme
“Shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestime jashtëgjyqësore të serbëve të Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur nga retorika e rëndë nga Serbia. Pavarësisht takimit të djeshëm të krizës, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë’, ka shkruar ai në Twitter.
Lexo edhe:
Mehaj: Marshimi i FSK-së nuk ka të bëjë asgjë me situatën e sigurisë në veri
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...