Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, dhe planifikimit vjetor, K1B e Regjimenti i parë të Këmbësorisë, ka realizuar ushtrimin fushor “Iron Platoon”.
Sipas njoftimit, ushtrimi kishte për qëllim përfundimin e qitjeve dhe manovrave me municion real në nivel Togu, Operacione Sulmuese dhe Sulm në Objektivë, ku janë përdoruar sistemet e armatimit të togut të manovrës, shkruan Arbresh.info.
“Në ushtrim janë marrë për bazë mësimet e mësuara nga Operacioni “INTERFLEX”, më specifikisht: luftimet nëpër pozicione luftuese (transhe), reagimi i parë në fushëbetejë, taktikat dhe teknikat individuale të luftimit.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...