Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, dhe planifikimit vjetor, K1B e Regjimenti i parë të Këmbësorisë, ka realizuar ushtrimin fushor “Iron Platoon”.
Sipas njoftimit, ushtrimi kishte për qëllim përfundimin e qitjeve dhe manovrave me municion real në nivel Togu, Operacione Sulmuese dhe Sulm në Objektivë, ku janë përdoruar sistemet e armatimit të togut të manovrës, shkruan Arbresh.info.
“Në ushtrim janë marrë për bazë mësimet e mësuara nga Operacioni “INTERFLEX”, më specifikisht: luftimet nëpër pozicione luftuese (transhe), reagimi i parë në fushëbetejë, taktikat dhe teknikat individuale të luftimit.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Mali i Zi, partia e ish presidentit Gjukanoviç fiton më shum...
Hoxha: Sot do t’i përcjell Qeverisë kandidaturën për kreun e...
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit
Kurti u mirëprit nga bashkatdhetarë të shumtë në Waterbury t...
Qeveria ndan 100 mijë euro në përkrahje të koalicionit globa...
Për një javë, raportohen dhjetë raste të vjedhjeve në rajoni...