Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon të furnizohet me ushqim përmes kontratave aktive të Autoritetit Qendror të Prokurimit. Pra, ende s`ka staf të rekrutuar profesional të kuzhinierëve dhe stafit mbështetës në FSK. Por, merret vesh se konkursi tashmë është mbyllur, ndërsa procedurat e tij pritet të përfundojnë brenda 45 ditësh.
Ende nuk është përzgjedhur stafi profesional vetanak që do të furnizonte pjesëtarët e FSK-së me ushqim. Por, merret vesh se tashmë është mbyllur konkursi, procedurat e të cilit parashihet të mbyllen brenda 45 ditësh, shkruan RTK.
“Nuk ekziston asnjë kontratë me operatorë ekonomikë për çështje të ushqimit që është e lidhur direkt me Ministrinë e Mbrojtjes si Autoritet Kontraktues. Është bërë e ditur disa herë se Ministria e Mbrojtjes është duke shfrytëzuar kontratat aktive të AQP-së deri në rekrutimin e stafit profesional të kuzhinierëve dhe stafit mbështetës, për pranimin e te cilëve veçse është mbyllur konkursi”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes.
E për “Sfidat e prokurimit për ushqimin e FSK–së”, Iniciativa për progres ka dalë me një raport.
INPO thotë se në raport është shqyrtuar ligjshmëria dhe efektiviteti i procedurave të ndjekura nga Ministria e Mbrojtjes gjatë viteve 2018-2024.
Sipas kësaj analize, janë nxjerrë në pah mungesa e transparencës, përdorimi i shpeshtë i procedurave të negocimit pa publikim të njoftimit për kontratë, trajtimi jo i barabartë i operatorëve ekonomikë e probleme të tjera.
“Operatori ekonomik i rekomanduar për kontratë nga ana e Ministrisë mbrojtjes ka qenë i papërgjegjshëm dhe në bazë të vendimeve të OSHP-së pasiqe nuk e ka plotësusuar një nga kriteret e parapara në dosje të tenderit .Kjo kontratë ka përfunduar në vitin 2023 dhe pamundësitë e MIn të Mbrojtjës për të arritur një kontratë tjetër të rregulltë kanë obliguar min e mbrojtjëes që në emer të situiatës emergjenteë ti nënshkruaj edhe tre kontrata të tjera me anë të procesurë së negocuar me operatorin ekonomik i cili vecse e ka pasur kontratën paraprake”, deklaron Arbër Kabashi, zyrtar monitorues në IMPO.
Sipas analizës së INPO-s, një nga çështjet kryesore të identifikuara në këtë hulumtim është dhënia e kontratës për operatorin ekonomik të papërgjegjshëm dhe mosndërmarrja e masave të duhura ligjore ndaj dokumentacioneve të dyshimta.
“Ne kemi rekomanduar për Ministrinë e Mbrojtjes që në të ardhmën të ketë kujdes në hartimin e specifikimeve teknike në mënyrë që probleme të cila që çojnë deri te moskontraktimi i një kontrate të mos ketë”, shton Kabashi.
Po ashtu, sipas analizës së INPO-s, përdorimi i situatave emergjente ka krijuar një mjedis që cenon konkurrencën e drejtë dhe favorizon operatorë të caktuar.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...