Forca e Sigurisë së Kosovës, ka mbajtur një trajnim me Forcat e Armatosura Turke, për përdorimin dhe mirëmbajtjen e armëve të këmbësorisë.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj bëri të ditur se në këtë trajnim ushtarët e FSK-së kanë përfituar njohuri për përdorimin dhe mirëmbajtjen e disa lloje të armëve, të artilerisë së lehtë dhe të rëndë të kalibrave të ndryshëm si dhe të granatave të dorës.
“Gjatë realizimit të trajnimit pjesëmarrësit përveç përgatitjeve teorike demonstruan edhe shkathtësitë në përdorimin dhe gjuajtje me armë në caqe të caktuara me të shumë lloje të armëve”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Ai tha se përkushtimi i treguar nga pjesëtarët e FSK-së, ka bërë që ata të arrijnë nivel të lartë të profesionalizmit dhe aftësisë në përdorimin e sigurt të armëve./Arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...