Google ADS

FSK-ja realizon me sukses aktivitetet në Stërvitjen Ndërkombëtare “KFOR 30” në Gjermani

14:13 | 28 Shkurt 2022
Fjolla Bajraktari

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se FSK ka realizuar me sukses aktivitetet në kuadër të stërvitjes ndërkombëtare “KFOR 30”, transmeton arbresh.info.

Stërvitja Ndërkombëtare u mbajt në bazën ushtarake amerikane në Hohenfels të Gjermanisë.

“Kontingjenti ynë realizoi me sukses aktivitetet në kuadër të Stërvitjes ndërkombëtare “KFOR 30” që u mbajtë në Bazën Ushtarake Amerikane në Hohenfels të Gjermanisë.

Ushtarakët tanë dëshmuan performancë me profesionalizëm të lartë, duke u vlerësuar shumë lartë nga forcat tona aleate amerikane dhe forcat tjera partnere bashkë-pjesëmarrëse në stërvitje”, ka shkruar Mehaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme