Google ADS

FSK-ja pranoi donacion të kamionëve shumë funksional nga Republika Federale e Gjermanisë

15:59 | 11 Prill 2024
E.K

Sot në ambientet e kazermës së FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë u mbajte prania e dorëzim – pranimit të donacionit të pesë (5) automjeteve (kamionëve shumë funksional) nga Republika Federale e Gjermanisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Të pranishëm në Ceremoni ishin ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jadshari, ambasadori i Gjermanisë në Kosovës zoti Jorn Rohde.

Për këtë aktivitet në fjalën e tij ministri Maqedonci theksoi: “Është kënaqësi dhe nder i veçantë që sot të pranoj donacionin e radhës të Republikës Federale të Gjermanisë, kamionë ushtarak të kompanisë Rheinmetall MAN, në vlerë prej 2.7 milionë euro, që do të ndikoj në ngritjen e kapacitetit logjistik dhe operacional të Forcës së Sigurisë së Kosovës”. Më tej Ministri Maedonci theksoi se “Mbështetja me automjete ushtarake për FSK-në është vetëm njëra nga fushat ku Gjermania kontribuon ndjeshëm për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë”.

Në përmbyllje të fjalës së tij Ministri paralajmëroi se “Së shpejti do të nënshkruajmë Marrëveshjen e Mirëkuptimit ndërmjet dy shteteve, dhe Gjermania do të emëroj Atashe Rezident në Kosovë, me synim avancimin e ushtrisë në nivelin e standardeve të NATO-s, për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë”.

Ndërsa në fjalën e tij ambasadori i Gjermanisë Rohde theksoi: “Dua të ritheksoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë janë të shkëlqyeshme dhe kemi një bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK, posaçërisht në fushën e sigurisë. Së shpejti ne do të nënshkruajmë një MoU (Memorandum të Mirëkuptimit) dhe përmes Zv Atasheut ushtarak të Gjermanisë do të kemi përfaqësim të përhershëm në Kosovë.

Më tej ai konkretizoi se: “Qëllimi i këtij donacioni është të mbështesë kapacitetet fillestare të Kompanisë së Transportit të Rexhimentit të Logjistikës”.

Në muajin mars të këtij viti, Ministria e Mbrojtjes ka blerë nga buxheti i vet 10 kamion të markës ‘Rheinmetall MAN’, të njëjtë me këta që u dhuruan sot nga Republika Federale e Gjermanisë./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme