Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se FSK ka përmbyllur me sukses stërvitjet “Dynamic Front 24” të cilat po mbaheshin në Turqi.
Maqedonci përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë të ditur se ushtarët e FSK-së kanë pasur mundësin të demonstrojnë shkathtësitë e gjuajtjes me artileri me zjarr përkrah forcave nga SHBA she Turqia.
“Me ftesë nga USAREUR-AF, kontingjenti i FSK-së, i dislokuar në Polatli të Republikës së Turqisë, ka përfunduar me sukses stërvitjen “Dynamic Front 24” që synon rritjen e ndërveprushmërisë në fushën e altilerisë dhe mbështetjes me zjarr, ku ushtarakët e FSK-së, patën mundësinë që gjatë ushtrimit të demonstrojnë shkathtësitë e gjuajtjes me artileri me zjarr të vërtetë përkrah forcave partnere nga SHBA dhe Turqia”, ka shkruar Maqedonci./Arbresh.info
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi