Sot në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë të Kosovës u përkujtua 17 vjetori i sulmeve terroriste në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Për të nderuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit të vitit 2001, të ndodhur në kullat binjake në New York të SHBA-ve, ku humbën jetën mijëra civilë të pafajshëm, të gjitha njësitet e FSK-së, partnerët tanë amerikanë, oficerë dhe nënoficerë nderuan me një minutë heshtje viktimat e ngjarjes më tragjike që njeh historia ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në Kazermën ,,Adem Jashari“ komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Enver Cikaqi, me këtë rast theksoi, se tash më është bërë tradicionale në Forcën e Sigurisë së Kosovës të bëjmë homazhe si shenjë përkujtimi në përkrahje të familjeve të viktimave dhe popullit amerikanë. „Me këtë ngjarje është sulmuar demokracia jo vetëm në Amerikë, po në gjithë botën. Jemi këtu, së bashku për të përkujtuar dhe për të nderuar Shtetin tonë aleatë, që gjatë gjithë historisë ishte në përkrahje të popullit të Kosovës dhe në veçanti gjatë viteve më të vështira të luftës 1998-1999, dhe po vazhdon të ndihmojë në ngritjen e shtetit të Kosovës, demokracisë kudo në botë dhe po kontribuon në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, tha në fund të fjalës së tij përkujtimore, komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...