FSK-ja përfundon me sukses disa trajnime

14:51 | 25 Tetor 2024
K.B

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka njoftuar se ka përfunduar “Kursi i Lartë për Nënoficer” dhe “Kursi i Avancuar për Snajper”.

Sipas FSK-së, kursi i lartë për nënoficer u realizua nga Shkolla e Nënoficerëve në KDS, e cila realizon shkollimin dhe përgatitjen akademike të nënoficerëve

“Kursi i Avancuar për Snajper” u realizua nga ekipet trajnuese mobile të ushtrisë britanike. FSK po vazhdon të ngritë aftësitë luftarake në të gjitha fushat ushtarake”, thuhet në njoftimin nga FSK-ja./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme