Google ADS

FSK-ja në veri| Marrëveshje e re e Kosovës me NATO-n

09:08 | 3 Korrik 2021
L G

Kryeministri Albin Kurti do të duhej të bëjë një marrëveshje të re më NATO-në, në lidhje më shtrirjen e funksionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në tërë territorin e vendit.

Se ka ardhur koha që mes Kosovës e NATO-së të ketë një marrëveshje të re ku ushtria jonë do të shtrihej në tërë Kosovën me autoritet të plotë e thotë edhe njohësi i çështjeve politike në vend, Fatmir Sheholli.

“Natyrisht që institucionet e Kosovës duhet ngushtë të bashkëpunojnë me NATO-në, dhe me kalimin e kohës të dëshmojnë që koha është për marrëveshje të re ku ushtria e Kosovës mund të jetë edhe në veri. Kjo nuk mundet përjetësisht të mbetët kështu. Besoj që NATO përkatësisht KFOR-i e kupton rendësin e qasjes së institucioneve të Kosovës në veri”, shprehet Sheholli për arbresh.info.

Për ekspertin e sigurisë, Avni Islami, institucionet e Kosovës sa më parë do të duhej të kërkoni një marrëveshje që përfshinë praninë e FSK-së në veri të vendit.

“Me vetë faktin se Kosova ka marr pjesë në ushtrime ndërkombëtare, tregon se ushtria e Kosovës është duke prodhuar paqe dhe qetësi dhe qëllimi jonë është të jetë pjesë e NATO-së dhe si e tillë duhet të ushtrojë funksionin e saj”, vlerëson Islami.

Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë qëndrimit në Kosovës, të enjten, tha se autoritetet kosovare duhet të respektojnë marrëveshjen ndërmjet NATO-së dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), që FSK të mos hyjë në pjesën veriore të Kosovës pa marrëveshje me KFOR-in.

Kujtojmë se një marrëveshje e nënshkruar në vitin 2018 mes Kosovës e NATO-së, Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk mund të kalojnë në veriun e vendit.

E kjo marrëveshje sipas sekretarit të përgjithshëm të NATO-së, u bë më arsye të balancimit mes dy vendeve.

“Kjo është diskutuar dhe e mirëpres që autoritet e Kosovës vazhdojnë të mbështetësin marrëveshjen e vitit 2018, që FSK të mos kalojë në pjesën veriore pa marrëveshjen e KFOR-it. Kjo reflekton sensitivitetin e situatës dhe është mënyra më e mirë për të gjetur një balancë. Ne vazhdojmë të mbështesim zgjidhjen e një marrëveshjeje politike në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd” deklaroi Stoltenberg gjatë qëndrimit në Kosovë./V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme