Google ADS

FSK-ja largon 143 mjete shpërthyese nga lagjja “Dardania” në Pejë

21:50 | 13 Gusht 2022
K.B

143 mjete shpërthyese janë larguar këtë të shtunë nga afërsia e nënstacionit elektrik “Peja 2” në lagjen “Dardania” në Pejë.

Eliminimi i tyre është bërë nga ekipet për Eliminimin e Mjeteve të Pashpërthyera Eksplozive (EOD) të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të asistuara nga Policia e Kosovës dhe ekipi i EOD-së së KFOR-it Zviceran.

“Gjatë operacionit dy ditor janë larguar këto mbetje të rrezikshme që datonin që nga koha e Luftës së Parë Botërore të cilat rrezikonin sigurinë e banorëve. Mbetjet janë hasur gjatë punimeve për shtrimin e rrymës në​ lagje”, thuhet në komunikatën për media të FSK-së.

Tutje, bëhet e ditur se mjetet janë tërhequr në mënyrë të sigurt dhe do të shkatërrohen në mënyrë të kontrolluar ditëve në vijim në një zonë të sigurt. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme