Komanda e Forcave Tokësore në Istog, ka realizuar trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla” i adaptuar nga programi trajnues Pri-Rengjers i Ushtrisë Amerikane.
Përveç pjesëtarëve të Komandës së Forcave Tokësore, pjesë e këtij trajnimi ishin edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ku së bashku treguan përkushtim, disiplinë dhe gatishmëri të lartë për të operuar si pjesë e ekipit në të gjitha rastet kur kërkohet angazhimi i tyre.
Në ceremoninë e ndarjes së Certifikatave që u mbajt sot në Istog, morën pjese Komandanti i KFT-së, gjeneral brigade Hysen Dreshaj si dhe përfaqësues nga Regjimenti i parë i KFT-së dhe të Policisë së Kosovës.
“Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe gatishmërisë fizike të pjesëtarëve , Forca e Sigurisë së Kosovës organizon trajnime të tilla sfiduese që pjesëtarët të jenë sa më të përgatitur fizikisht dhe profesionalisht për realizimin e detyrave në kuadër të njësive të tyre’, thuhet në njoftim./Arbresh.info
“S’ka ndodhur në asnjë Big Brother” – Çfarë po planifikon Xh...
Rradhë të gjata në aeroportet gjermane, shkak është bërë ndë...
Edi Rama për “Corriere della Sera”: Shqipëria në BE në 2030;...
Deri në tri orë pritja në Merdarë për të dalë nga Kosova
Marcus Rashford refuzon tri oferta të mëdha për t’u larguar ...
Fundjava sjell shiun e borën