Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka njoftuar se Forcave të Sigurisë së Kosovës u janë shtuar specialistët e parë për sulme ajrore.
“Bashkë me kursantët e Gardës Kombëtare të Iowa-s, dy ushtarakët tanë përfunduan me sukses të lartë kursin e sulmimit ajror dhe rrugës së zbulimit. Ky kurs tejet sfidues teston forcën, shkathtësinë, qëndrueshmërinë, besimin dhe aftësinë e kursantëve për të performuar në lartësi gjatë operacioneve luftarake”, ka shkruar Mehaj.
Mehaj përmes facebook-ut, shprehu falënderim dhe mirënjohje e thellë për Gardën Kombëtare të Iowa-s për këtë mundësi dhe gjithë mbështetjen e dhënë për mbi një dekadë. /arbresh.info/
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...