Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, e ka marrë një lajm jashtëzakonisht të mirë në vizitën e tij që po e zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas një shkrimi në Facebook, ai tha se Forcat e Sigurisë vlerësohet si institucioni më i besueshëm i sigurisë nga qytetarët e Kosovës, transmeton arbresh.info.
“FSK, vlerësohet institucioni më i besueshëm i sigurisë nga qytetarët e vendit.Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) konfirmon se Forca e Sigurisë së Kosovës edhe këtë vit doli të jetë institucioni më i besueshëm i sigurisë në vend për qytetarët e Kosovës, me nivel edhe më të lartë se viteve tjera, me 82% të besueshmërisë qytetare”.
“Ky rezultat padyshim është pasqyrim i zbatimit të duhur të objektivave me përkushtim të lartë udhëhequr nga parimi i transparencës dhe llogaridhënies të plotë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës”. /arbresh.info/
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...