FSK hap konkurs për pranimin e kadetëve në Akademinë Ushtarake “West Point” në SHBA

14:35 | 8 Tetor 2020
Arbresh.info

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për pranimin e kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për studime, në Akademinë e Forcave Ajrore dhe Akademinë Ushtarake-WEST POINT të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Studimet mbahen në gjuhën angleze dhe zgjasin katër vjet.

“Është e dëshirueshme që kandidati të ketë të përfunduar testin TOEFL dhe testin SAT. Kandidatët do të nominohen nga Ministria e Mbrojtjes si kandidatë konkurrent për studime. Kadetët pas përfundimit të shkollimit do të emërohen oficer në FSK, në kohëzgjatje minimale të obligueshme, prej gjashtë (6) viteve. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës pa dallim kombi, race, dhe gjinie, të moshës 18-22 vjeç”, njofton Ministria Mbrojtjes.

Konkursi dhe formularët për aplikim janë në dispozicion në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes;https://mod.rks-gov.net/

Konkursi është i hapur prej datës 7 deri më 20 tetor 2020.

Informata plotësuese: nr. tel. 038-555584-2044 / 038-555584-2045

Video e plotë:

https://www.facebook.com/watch/?v=708784219845939

Të ngjashme