Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se është momenti i duhur që Forca e Sigurisë së Kosovës të transformohet në Ushtri.
Ai ka thënë se detyrat e kësaj force do të jenë për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës.
“Është momenti i duhur për transformim, pasi atë që po bëjmë sot është përgjegjësi institucionale që e kemi para qytetarëve tonë. Do bëhet një forcë ushtarake e cila do jetrë në shërbim të interesit të atdheut dhe sovranitetit të Kosovës”, u shpreh Veseli për RTK.
Ai këtë vendim e ka cilësuar si institucional, i cili përkon me obligimet kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së vlerëson se Forca e Sigurisë së Kosovës ka kapacitete dhe përgatitjet më të mira në rajon.
Ai thase kadetët e FSK-së janë më të përgatitur se të gjithë kolegët e tyre nga vendet e rajonit.
Prandaj, sipas Veselit ushtria e Kosovës do të prodhojë paqe, stabilitet dhe siguri jo vetëm në Republikën e Kosovës por edhe në rajon
Të paktën 17 të vrarë në sulmet në Gaza
Barcelona rrezikon humbje deri në 263 milionë euro shkaku i ...
Pacolli paralajmëron njohje të reja për Kosovën
KPM me rregullore të re, këto janë obligimet e mediave gjatë...
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe ...
Arabi Saudite/ Arrihet marrëveshja 2.5 miliardë dollarëshe p...