Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari vizituan ushtrimin e përbashkët të FSK-së dhe ushtrisë amerikane.
Ata përcollën nga afër realizimin e ushtrimit fushor mjekësor, që është duke u realizuar së bashku me personelin mjekësor të Gardës Kombëtare të Ajova-s dhe ushtarakëve të Regjimentit të Mjekësisë së FSK-së, në kuadër të bashkëpunimit dhe partneritetit në mes dy forcave.
Ky ushtrim, siç bën të ditur ushtria jonë, është duke u realizuar në kuadër të planit të trajnimeve me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të mjekësisë fushore ROL1 dhe ROL2 , dhe ngritjes së bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Ajovas së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Regjimenti i Mjekësisë së Komandës së Logjistikës gjatë realizimit të ushtrimit që fokus ka punën praktike, testimin në fusha të ndryshme si: C3/C4, 9 Linjëshi, Triazhimi, Evakuimi mjekësor, Trajtimi i rasteve emergjente, Evakuimi ajror që në thelb kanë përgatitjen trajnimin dhe ekzekutimin e raste reale në fushëbetejë.
Ministri dhe KOMFSK-u, vlerësuan lartë bashkëpunimin dhe ndihmën që po jep Garda Kombëtare e Ajova-s, në ngritjen e kapaciteteve mjekësore në Forcën e Sigurisë së Kosovës, por edhe fusha tjera.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...