Një mjet shërthyes është eliminuar nga ekipet e FSK-së dhe KFOR-it, në fshatin Sfeqël të Podujevës.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, kur rastin e kishte raportuar në polici një banor i fshatit teksa po punonte në fushë, përcjellë Indeksonline.
“Fshati Sfeqël, Podujevë 09.04.2018-18:56. Një mashkull K/Shqiptar ka informuar se derisa ishte duke punuar në fushë, kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar pa incidente”, thuhet në raportin policor./Indeksonline/
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...