Ne kazermën “Evropianët e Rinj” në Pomozotin është mbajtur ushtrimi i përbashkët mes njësiteve të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë ( FARSH), “Shpëtimi 2024”.
Sipas njoftimit, qëllimi i ushtrimi të përbashkët ishte nderveprueshmeria mes njësiteve të Gardës Kombëtare të FSK dhe FARSH dhe ofrimi i mbështetjes ushtarake për autoritete civile në raste të katastrofave natyrore (emergjencave civile), shkruan Arbresh.info.
“Ekipet në ushtrim demonstruan kapacitete e tyre në Eliminimin e materieve të rrezikshme, eliminimi i mjeteve të pa shpërthyera eksplozive, kërkimi dhe gjetja e personave të ngujuar nën rrënoja, kapacitetet e kërkimit me K9, ofrimi i mbështetjes me makineri xheniere si dhe ofrimi i ndihmës së parë për personat e lënduar”, thuhet në njoftim.
Në përfundimin e ushtrimit ushtruesi i detyrës së Komandantit të Gardës Kombëtare të FSK-së, Kolonel Skender Hoxha, përshëndeti dhe falënderoi pjesëmarrësit në emër të Komandantit të FSK-së, duke shprehur mirënjohjen , profesionalizmin dhe përkushtimin e secilit pjesëtar në këtë ushtrim, duke theksuar qe misioni ynë është kujdesi dhe ndihma ndaj qytetarëve në fatkeqësitë e ndryshme natyrore, prandaj mësimet e fituara nga ky ushtrim të jenë në interes të gjithë qytetarëve ku do që kërkohet ndihma jonë, si brenda vendeve tona po edhe jashtë vendit./Arbresh.info/
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...