Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka organizuar aktivitetin e demonstrimit të aftësive për manovrim me kapacitete të Operacioneve Speciale dhe Kërkim-Shpëtimit malor në kushte dimërore.
“Forca e Sigurisë së Kosovës organizoi aktivitetin e demonstrimit të aftësive për manovrim me kapacitete të Operacioneve Speciale dhe Kërkim Shpëtimit malor në kushte dimërore”, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës.
Garda Kombëtare, që është njësia kryesore e FSK-së, me kapacitete të reagimit në emergjenca civile duke përfshirë kapacitet e njësisë së Kërkim-Shpëtimit (KSH), në bashkëpunim me njësinë e Operacioneve Speciale, me qëllim të demonstrimit të aftësive për planifikim dhe ekzekutim të operacioneve të Kërkim-Shpëtimit malor kanë demonstruar disa aktivitete.
“Evakuimin e të lënduarve me teleferik; Operacionet me motor-ski, operacionet e Kërkim-Shpëtimit me K9 (qenë); Kërkim-Shpëtimi në Ortek, trajtimin e të lënduarve, qitjet me precizitet të lartë dhe aktivitete tjera”, njofton Mehaj për aktivitetet e demonstruara.
Ky aktivitet shërben në funksion të testimit dhe ngritjes profesionale të Forcës në ofrimin e Mbështetjes Ushtarake për Autoritetet Civile (MUAC) sipas mandatit dhe misionit të Forcës.
“Përgëzoj udhëheqësinë e njësive për profesionalizimin e treguar në planifikimin, përgatitjen dhe ekzekutimin e këtij demonstrimi”, ka shkruar Mehaj. /Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?