Google ADS

FSK deklarohet për tenderin e dyshimtë

13:25 | 4 Tetor 2017
Arbresh.info

Gjykata e Tenderve ose siç njihet ndryshe Organi Shqyrtues i Prokurimit ka bërë të ditur për albeu.com se pas ankesës të kompanisë “LENTI” & FIOCCHI MUNIZIONI s.p.a”- Prizren ka marrë vendim për të anulluar një tender për furnizim me municion të Ministrisë të Forcës e Sigurisë (FSK).

Ndërkaq, albeu.com ka pyetur edhe Ministrinë e FSK-në në lidhje për këtë tender të dyshimtë dhe sipas përgjigjes FSK-ja ka konfirmuar se Autoriteti Kontraktues, respektivisht Departamenti i Prokurimit dhe Kontratave tani më ka zbatuar Vendimin e OSHP-së, duke e bërë edhe anulimin e njoftimit për dhënie të kontratës, që aktiviteti në fjalë të ri-vlerësohet.

Por, FSK ka theksuar se ky tender nuk është anulluar në terësi dhe si i tillë do të ri-vlerësohet që nënkupton që procesi do të vazhdojë edhe pse do të ketë vonesa.

Në këtë formë mund të shmanget edhe fakti që FSK mund të ngelet pa municion.

Kurse në lidhje me veprimet e ndërmarra pas vendimit të OSHP-së ministria u shpreh: “Pas anulimit të njoftimit për dhënie të kontratës, AK i MFSK-së me datë 11.09.2017, ka kërkuar me shkrim nga KRPP, interpretim ligjor konformë kompetencave të saja për të sqaruar se, a ka qenë në përputhje të plotë me LPP-në dhe me rregullat e prokurimit të nxjerra nga KRPP si dhe interpretimet e dhëna nga vet KRPP-ja në lidhje me veprimet e ndërmarra nga AK për aktivitetin në fjalë.

Po ashtu është kërkuar nga KRPP-ja që të përfshihet në ketë çështje me qëllim të kthimit të ligjshmërisë në këtë procedurë tenderimi, andaj si rrjedhojë derisa nuk do të kemi përgjigje nga KRPP në lidhje me kërkesën tonë për interpretim, ne nuk mund të vazhdojmë me ri-vlerësimin e këtij aktiviteti të prokurimit.”

Ankesa kishte ardhur nga kapmania “LENTI” & FIOCCHI MUNIZIONI s.p.a”- Prizren ndaj FSK-së pasi tenderi me emërtimin “Furnizim me municion për nevojat e FSK-së” i ishte dhënë kompanisë të Obiliqit “Poligoni i Shenjëtarisë KATANA shpk-Obiliq” edhe pse kjo e fundit kishte ofruar çmimin prej 2.3 milionë euro, ndërsa kompania “LENTI” & FIOCCHI MUNIZIONI s.p.a”, ishte më e lirë për 422 mijë euro.

Poligoni i shenjëtarisë “Katana” ka qenë pronë e kreut të Obiliqit nga radhët e AAK-së Xhafer Gashi, por pas kalimit të tij në politikë, një pjesë e saj ka kaluar në pronësinë e gruas së tij. Gjithashtu drejtimi i kësaj ministrie në qeverinë Haradinaj iu nda AAK-së, përkatësisht Rrustem Berishës.

Tashmë i ngelet organeve hetuese përkatëse të hetojnë dallaveret e mundshme në këtë tender që po rrezikojnë furnizimet me municion FSK-në./albeu.com/

Të ngjashme