Qendra e Trajnimit për Kërkim-Shpëtim e Regjimentit të Mbrojtjes Civile i FSK-së, në Pomozotin, është bërë me helikopter, i cili do të përdoret për qëllime të trajnimeve për kërkim-shpëtim.
Prerjen e shiritit e kanë bërë komandanti i Regjimentit të Mbrojtjes Civile, koloneli Shaip Haziri dhe drejtori i QTKSH-së, John Doone.
Korniza e helikopterit do të përdoret në skenarë të ndryshme për zhvillimin e disa trajnimeve; përfshirë këtu një aksident helikopteri me viktima brenda tij, një helikopter në ngritje me viktima përbrenda, një helikopter në ulje me viktima në të dhe një ekip mjekësor të gatshëm për të ofruar ndihmë në rast nevoje, raporton “Epoka e re”.
Shumë skenarë tashmë janë testuar gjatë trajnimeve të ndryshme të kërkim-shpëtimit, ndërkaq gjatë vitit 2019 do të fillojnë trajnime, në veçanti, lidhur me helikopterë.
E veçanta e këtij helikopteri është se, i tëri sistemi është ndërtuar nga vet stafi i Qendrës së Trajnimit të Kërkim-Shpëtimit dhe është përdorur materiali i ricikluar i gjetur brenda kampit.
Korniza e helikopterit ka një gjatësi prej 23 metra, me 3 metra gjerësi dhe me rreth 3 metra lartësi. Pesha totale e tij është diku rreth 12 tonë. Është i ngjyrosur me ngjyra kamuflazhi, me emblemë të Kryqit të Kuq në të dyja anët dhe ka përmasa dhe pamje të një helikopteri të vërtetë.
Përbrenda ka dy ulëse për pilot, gjashtë ulëse me komplet pajisje për udhëtarë, dhe gjashtë shtretërë për viktima. Për qëllime trajnimi, pjesës qendrore të helikopterit mund t’i vihet zjarri dhe sërish struktura e helikopterit do të mbetet e padëmtuar.
E gjithë puna e planifikuar është kryer nga stafi dhe është mbështetur nga RMC-ja, gjatë kohës së trajnimeve të QT-së, në mbrëmje apo edhe gjatë vikendeve. Koha e paraparë për ndërtim ishte katër javë. Kostoja materiale e gjithë projektit ishte €105.00.
QT e RMC-së tani ofron një objekt trajnues që asnjë institucion tjetër trajnues vendor e ndërkombëtar në Kosovë nuk mund ta ofrojë. Gjithashtu, QT-ja do të ofrojë mundësi trajnuese të tjera në bashkëpunim me partnerët rajonalë dhe ata ndërkombëtarë.
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...