Google ADS

FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e personit të zhdukur

15:23 | 10 Janar 2025
K.B

Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë filluar operacionin e kërkim-shpëtimit malor dhe ujor në kërkim të një 27 vjeçari me inicialet A.H. nga Komuna e Gjakovës, i cili dyshohet të ketë rënë nga ura e Fshajt me datë 24.12.2024.

Me kërkesën e Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në koordinim me Policinë e Kosovës të rajonit të Gjakovës. FSK ka angazhuar ekipet e saj me të gjitha kapacitetet operacionle për kërkimin dhe gjetjen e personit të zhdukur.

“Forca e Sigurisë së Kosovës ka angazhuar ekipet e kërkim-shpëtimit për të kërkuar një person të raportuar te zhdukur”, thuhet në njoftimin nga FSK-ja./Arbresh.info/

Të ngjashme