Fshihen sinjalizimet në autostradën “Ibrahim Rugova”, rrezikohen pjesëmarrësit e trafikut

21:34 | 3 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Janë vandalizuar sinjalizimet e trafikut në autostradën “Ibrahim Rugova” nga Prizreni deri në Malishevë.

Në fotot e dërguara në adresë të portalit arbresh.info, shihen shenjat e trafikut të nxira.

Shenjat janë tërësisht të palexueshme, gjë e cila mund të rrezikojë pjesëmarrësit në trafik.

Ende nuk dihet se kush e ka bërë një gjë të tillë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme