Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar pesë (5) persona – inspektorë komunal, të dyshuarit SH.K., B.D., A.I., A.F. dhe E.R., të cilët dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Falsifikim i dokumentit zyrtar’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të kësaj prokurorie, pesë inspektorët e komunës së Gjilanit dyshohen se nuk kanë raportuar sic drejt inspektimin në disa lokale rreth mos zbatimit të masave të parapara nga qeveria e Kosovëes për parandalimin e përhapjes së Covid-19, raporton arbresh.info.
“Ekziston dyshimi i bazuar se, të dyshuarit SH.K., B.D., A.I., A.F. dhe E.R., më 15 Gusht 2020, si persona zyrtarë, gjatë inspektimit në kafiterine ‘’Lujo Pub’’, në Gjilan, në asistencën e policisë së Kosovës, lidhur me implementimin e masave të sigurisë, përkitazi me pandeminë për COVID 19, kanë përpiluar dokument zyrtar – procesverbal duke shënuar të dhëna të rreme, nga gjendja faktike, me ç’rast kanë përpiluar raportin me shkrim se në atë lokal gjithçka është në rregull, edhe përkundër faktit se aty kishte një numër të konsiderueshëm të klientëve, duke mos u respektuar distanca sociale dhe rregullat e tjera të parapara nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Të dyshuari gjendet në ndalim 48 orësh dhe brenda afatit ligjor prokuroria do të kërkojë nga gjykata masën për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale./arbresh.info/
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...