Google ADS

Fshatrat e Drenasit pa energji elektrike, ankohen qytetarët

11:38 | 26 Shkurt 2018
Arbresh.info

Që nga e shtuna në mëngjes, gjendja me energji elektrike është përkeqësuar jashtëzakonisht shumë.

Shumë fshatra të Kosovës kanë mbetur pa energji elektrike ndonëse temperaturat kanë shkuar në -8 gradë celsius.

E derisa KEDS e KEK-u përplasen për përgjegjësitë, janë qytetarët ata që po e pësojnë më së shumti.

Banorët e fshatit Negroc të komunës së Drenasit kanë hedhur akuza në adresë të KEDS-it për gjendjen momentale të energjisë elektrike.

“Nga e shtuna jemi duke u përballur me reduktime të ashpra të energjisë elektrike. Nuk e di çka po ndodhë me KEDS, por iu bëjë apel institucioneve kompetente që të dalin në terren dhe ta shohin kaosin e vërtetë energjetik. Nëse vazhdon kjo gjendje, ne jemi të detyruar të dalim në protesta për të kërkuar rrymë”, kanë thënë banorët e Negrocit.

Ata e ndiejnë veten të diskriminuar nga KEDS dhe përveç reduktimeve të ashpra të energjisë kanë edhe një hall tjetër.

Sipas tyre edhe kur KEDS lëshon energjinë për këtë fshat ajo nuk është me standarde pasi që pajisjet elektrike nuk funksionojnë pa aparate përforcuese.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme