Gjyrisheci, fshati malor i Gollakut, i cili gjendet në brezin kufitar me Serbinë, po boshatiset.
E njëra ndër arsyet është mungesa e rrugës, që i lë banorët e izoluar. Ata për të blerë krip e sheqer duhet të udhëtojnë 5 kilometra rrugë të ‘prishur’ deri në Kamenicë.
Nga 50 familje sa kanë jetuar në këtë fshat para lufte, tash kanë mbetur vetëm nëntë sosh. Rruga e dëmtuar dhe e pakalueshme është problemi kryesor i banorëve të Gjyrishecit. Familjet e izoluara jetojnë nga bujqësia dhe blegtoria, raporton rtv21.
“Kem ni rrugë të pakalueshme, rreth 5 kilometra. Rruga është katastrofë e ky është shkaku, rruga është arsye që duhet me ikë prej ktu”, thotë një banor.
Banorët thonë se për të blerë kryp, vaj e sheqer ata udhëtojnë deri në Kamenicë.
Shkolla e këtij fshati ka vetëm tre nxënës e mësuesi duhet të udhëtojë 5 kilometra për t’i mësuar ata.
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...