Fshati Kukaj çdo ditë pret vizitorë, Etno Festi fillon më 20 gusht

11:20 | 26 Korrik 2020
L G

Dyert u hapen.  Ky vend me një pamje të mrekullueshme ndodhet në fshatin Kukaj, në dalje të Prishtinës.

I njohur për mbajtjen e festivalit Etno Fest, ky fshat  tash e 11 vite po kultivon traditat tona kulturore.

E për dallim nga vitet tjera, këtë vit festivali Etno Fest do të jetë vit përmbyllës i afirmimit të trashëgimisë sonë kulturore.

Drejtorit i përgjithshëm i Etno Festit, Fadil Syla, para kamerës së portalit arbresh.info tregon se si ka lindur ideja për hapjen e këtij festivali.

Festivali këtë vit do të filloj nga 20 gushti dhe do të zgjas pesë ditë.

Tema që do të trajtojë këtë vit lidhet me gruan dhe diellin.

Ky festival synon që viteve tjera arti dhe kultura shqiptare me qenë frymëzuese edhe për rajonin dhe kulturën evropiane.

Dyert e këtij vendi me një pamje të mahnitshme janë të hapura çdo ditë  për vizitorë./Mira Avdimetaj/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme