Imamët thonë se vendimi i Bashkësisë Islame për të përcaktuar xhaminë se ku do të falet namazi i natës, nuk është analizuar por pasi që janë nën mbikëqyrjen e BIK-ut do ta respektojnë.
“Vendim është i ngutshëm dhe mendoje se nuk është analizuar mirë me realitetin dhe kërkesën ne teren,” është shprehur një imam nga Gjilani për arbresh.info në kushte anonimiteti.
Bashkësia Islame e Kosovës ka paralajmëruar ndëshkime për imamët që e shkelin vendimin e BIK-ut, sa i përket faljes së namazit të natës.
Sipas këtij vendimi, BIK obligon zyrat lokale që këtë namaz, të aplikuar nga besimtarët mysliman në dhjetë ditshin e fundit të muajit të shenjtë të ramazanit, ta falin vetëm në një xhami kryesore të komunave, shkruan arbresh.info.
“Si imam pasi jemi nën ombrellën e këtij institucioni nuk ka dyshim se e respektojmë duke qenë të frustuar me këto vendime që vijnë pa justifikime” deklaron ky imam.
Më tej ai thotë se nuk e di arsyen e marrjes së vendimit nga BIK-u, pasi që falja e namazit të natës ka filluar të aplikohet vonë në Kosovë.
“Sa i përket arsyes pse, nuk e dije se kush qëndron ku dihet se ky namaz falet me shume se 10 vite ne Kosove dhe nuk di që ka pas ndonjë problem.”
Më herët gjatë ditës, arbresh.info ka raportuar se Bashkësia islame e Kosovës do të ndëshkojë imamët që e shkelin vendimin e BIK-ut, sa i përket faljes së namazit të natës.
Përjashtim nga ky vendim bën komuna e Prishtinës në të cilën namazi i natës do të falet në tre xhami të cilat i plotësojnë kushtet për akomodimin e xhematit dhe të veturave të tyre./F.Sh/arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...