Besim Latifaj, ekspert i pavarur që u mor me raportin për vdekjen e Astrit Deharit bashkë me Besim Ymajn, thotë se qe i rrezikuar prej faktit se u mor me këtë çështje, dhe thotë se frikësohej se do të përfundonte njëjtë si Astrit Dehari.
Në një letër të tij, që e ka publikuar në facebook Asdren Rrahmani, Latifaj ka kritikuar organet e drejtësisë, në veçanti ministren në detyrë Dhurata Hoxha, që thotë se i ka shantazhuar të dy, dhe për këtë kishte frikë të vinte nga Anglia në Kosovë.
Kujtojmë se një raport i ekspertëve të pavarur, Besim Latifaj dhe Besim Ymaj, e thoshte të kundërtën me atë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, se vdekja e Deharit ishte e dhunshme, dhe aty ishin gjetur shenja të vetëmbrojtjes dhe sugjeronte prokurorinë që t’i orientonte hetimet kah vrasja, raporton Koha.net.
Latifaj, në këtë letër, shpreh keqardhje për mjekët në Kosovë që shantazhohen prej prokurorëve dhe thotë se qysh prej fillimit, rasti i Deharit rezultonte të jetë i dyshimtë.
Lexoni më poshtë letrën e tij të plotë:
Frikësohesha se do të kem fatin e njëjtë si AD.
Prokuroret e hudhen raportin tonë në koshin e mbeturinave
Vdekja e një të riut dhe koleg i ardhshëm i imi më shtyu që të vij nga Londra që të jap një kontribut të vogël për ndriçimin e këtij rasti enigmatik.
Nuk isha atje se kisha afërsi me ndonjë parti politike, pasi që nuk më intereson se kush është në pushtet në Kosovë.
Një tjetër arsye e ardhjes ishte pasi që një familjare ime kishte pësuar një aksident të rëndë –është shtypur nga vetura në vitin 2011 dhe ka mbetur e paralizuar, e njëri nga mjekët ligjore në Prishtinë që ishte anëtar i ekipës që bëri autopsinë e AD .
Për më tepër ky “profesor” ishte dekan një kohë në “ekspertizën” e tij kishte dalë me konkluzion se kinse Blerta Halimi mbesa ime kishte lëndime të lehta trupore.
Për Naim Halitin paralizimi qenka Lëndim i lehtë trupor!!!
Kur u thirrëm në sallën e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë prokurori në pika te shkurtra dha një sintezë të deklaratave të dëshmitarëve në rastin e vdekjes së AD.
Unë insistove që të merren deklarata më përmbajtësore, pasi që ato qe i lexoi prokurori ishin shume sipërfaqësore.
Duke pasur përvojë të madhe në kryerjen e autopsive në Angli (ku i kam kryer së paku 8000 raste) për mua ishte fare qartë se ky është rast shumë i dyshimtë.
Kontaktova me D B Ymaj dhe e shkruajtëm raportin te cilin Prokuroret e hodhën ne shportën e mbeturinave.
Për më tepër ne u kërcënuam se do të ndiqemi penalisht.
Për gati 3 vjet unë nuk goxoja të vija në Kosovë nga frika se do të burgosem edhe unë dhe do ta pësoja njëjtin fat si Astriti.
Tre vite të humbura vështirë kompensohen pasi që njerëzit harrojnë, dhe hetimet nuk janë efektive…kështu që zbardhja e rastit te AD duket të jetë shume e vështirë.
Ne u shtantazhuam nga Ministrja Dhurata Hoxha qe i pat dhënë urdhër prokurorisë që ne të ndiqemi penalisht gjë që të shtysh të mendosh se edhe ajo ka gisht në planin për mshefjen e fakteve …
A thua Prokuroria do te ndjekë penalisht mjekët zvicerane?
Më vjen keq për mjekët në Kosovë të cilët ditë për ditë shantazhohen nga Prokurorët…
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...