Transferimi i Cristiano Ronaldos tek Juventusi, detyrimisht i hap rrugë edhe largimeve. Njëri prej atyre që është me valixhe në duar është Gonzalo Higuain për të cilin Chelsea i Mauricio Sarrit prej kohësh ka shfaqur hapur interesin, gjithashtu edhe për Ruganin.
Sidoqoftë Blutë e Londrës e kanë fokusuar merkaton e tyre në Itali dhe pikërisht tek bardhezinjtë.
Dëshira e radhës e klubit londinez është Miralem Pjanic. Mediat italiane raportojnë se mesfushori të mërkurën ka darkuar në Milano bashkë me menaxherin e tij i cili është edhe menaxhari i Sarrit.
Një takim surprizues duke parë se kush janë protagonistët e kësaj darke dhe që mund hapë skenare të reja. Është pikërisht menaxheri i boshnjakut që mund të bindë Pjaniç të transferohet tek Chelsea, transmeton “SS”.
Kalimi i mesfushorit në radhët e Bluve të Londrës është një operacion i mundshëm pavarësisht se klubi londinez për rolin që mbulon boshnjaku vetëm pak ditë më parë zyrtarizoi ish lojtarin e Napolit Jorginho.
Deri më tani për Pjanic dy kanë qënë skuadrat në garë që kërkojnë te kenë në dispozicion shërbimet e tij, Barcelona dhe Manchester City, ndërkohë tashmë shtohet edhe Chelsea.
Për momentin Juventus nuk i gatshëm të lejojë largimin e Pjanic, gjithsesi nëse në dyert e tyre paraqitet ndonjë ofertë konkrete atëherë situata edhe mund të ndryshojë.
Haradinaj me tubim në Kamenicë, prezanton kandidaturën e Fat...
Sylvinho me dy ndryshime të mëdha, starton Daku e Muçi
Rovena, Leo, Kevin dhe Gjesti diskutojnë për situatën e Dian...
Komuna kërkon intensifikimin e punimeve në vazhdimin e Rrugë...
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...
Çfarë parashikon doktrina e re bërthamore e Rusisë?