Në mëngjesin e të martës, Koreja Veriore, lëshoi një raketë të re mbi Hokkaido, qytet në Japoninë Veriore, e cila më pas ra në det.
Veprimi i fundit i regjimit të Kim Jong-un, ka rritur shqetësimet për fillimin e një Lufte të Tretë Botërore, pasi Japonia dhe Koreja Jugore janë direkt të kërcënuara nga regjimi brutal i diktatorit koreano veriore, transmeton portali arbresh.info
Japonia ka deklaruar se provokimet e Koresë Veriore janë shqetësuese, ndërsa banorëve u është thënë që të bëjnë kujdes dhe në rast alarmi të gjejnë strehim.
Banorët në Hokkaido dhe Tokio kanë shfaqur dukshëm shqetësimet e tyre në lidhje me situatën e krijuar.
Një nga banorët në Hokkaido, për BBC ka deklaruar se ‘edhe sikur t’më thonin të fshihesha, nuk e di se ku do të mund të shkoja’.
Ndërsa një qytetar nga Tokio ka thekuar se pavarësisht saknsioneve nga OKB-ja, Koreja Veriore vazhdon testimin e raketave. Ai ka theksuar se kjo situatë është mjaft e ‘frikshme’.
Përkundër frikës së krijuar, një nga qytetarët e Japonisë ka theksuar se ‘shpreson që SHBA-të të mos reagojnë ashpër dhe të tensionojnë situatën edhe më shumë, sepse sipas tij Japonia dhe Koreja Jugore do të jenë vendet e para që do të preken nga kjo situatë’.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka theksuar se do të qëndrojë pranë Japonisë në rast të eskalimit të situatës./arbresh.info/
https://www.youtube.com/watch?v=0NNzpWQIM8w
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...