Frika nga sëmundja gungore mbyll tregun edhe në Gjilan

16:31 | 21 Korrik 2017
Arbresh.info

Drejtoria për Bujqësi e Komunës së Gjilanit ka njoftuar qytetarët se pas vendimit të Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, me rastin e fillimit të vaksionimit masiv të gjedheve kundër sëmundjes gungore, ditën e shtunë nuk do ta mbahet tregu i kafshëve në Gjilan.

Në vendim urdhërohet mbyllja dhe ndalimi i funksionimit të tregjeve të kafshëve, ndalimi i përkohshëm i lëvizjes së kafshëve, përderisa përjashtimisht lejohet lëvizja e kafshëve, tufave nga ferma në therrtore apo nga ferma në fermë vetëm me pëlqimin e veterinarit zyrtar të  Agjencisë së Ushqimit dhe veterinarit të autoriazuar nga AUV, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme